E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosen me thikë dy vëllezër, arrestohet njëri prej autorëve, në kërkim dy të tjerë

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti mes një grupi të rinjsh që ka ndodhur në Burrel.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur  në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, lagjia “Partizani”, Burrel, ku tre persona kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.Sh., 25 vjeç dhe A.Sh., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia ka mundur të arrestojë njërin prej autorëve, A.N., 28 vjeç, dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

 

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë