Një 23-vjeçar, i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar nga policia shqiptare në Vaun e Dejës, në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 49”.
Arrestimi i tij u bë në fshatin Barbullush.
Policia njofton se u arrestua me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasi E. A., 23 vjeç.
Në vitin 2024, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.
Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali./vizionplus.tv





