Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar në lidhje me shifrat e pjesmarrësve të zgjedhësve orë pas ore në zgjedhjet e 25-Prillit.

 

Në një reagim për mediat KQZ bën me dije se % e cila është publikuar deri më tani është vetëm në bazë të të dhënave që kanë raportuar disa nga qendrat e votimit në rang kombëtar.

Përqindja e pjesëmarrjes është ne raport me ato QV qe kane raportuar.

Ndërkohë sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja e qytetarëve, të cilët kanë votuar deri në orën 13:00 është 31.87% në rang kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *