Një 43-vjeçar i dënuar nga autoritetet italiane më 7 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale është arrestuar nga policia në Kavajë.
Bëhet fjalë pë Ervin Balliun, banues në fshatin Gosë, Rrogozhinë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 06.06.2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, sipas Kodit Penal të Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./vizionplus.tv





