E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pjesë e grupit që jepte fajde në Shkodër, prangoset 23-vjeçari

Ilustrim · Vizion Plus

23-vjeçari  J. A. u arrestua këtë të hënë nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “Maranaj” të zhvilluar më parë.

Gjatë këtij operacioni në mars të 2019, u arrestuan 12 persona që jepnin fajde me interes. Po ashtu, u shpallën në kërkim katër persona të tjerë, një prej të cilëve ishte edhe 23-vjeçari.

Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh