E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“Pa maska, me fytyrat tona”, protestë në Prishtinë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka thirrur sot një protestë në Prishtinë, pas aktgjykimit të shpallur ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Protesta do të mbahet në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”. Organizatorët kanë deklaruar se tubimi do të jetë paqësor.

Reklamë

Thirrja për protestë u bë një ditë më parë nga Gazmend Syla, përfaqësues i OVL-UÇK-së, pas vendimit të Këshillit Drejtues të organizatës.

“Protesta jonë që organizohet nesër është paqësore, jo e dhunshme, pa maska, me fytyrat tona. Kemi çfarë të tregojmë, fytyrat i kemi të ndershme, s’kemi nevojë fare të vendosim maska në protestë”, deklaroi Syla.

OVL-UÇK ka kundërshtuar aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë.

Sipas Sylës, organizata e sheh vendimin si një përpjekje për të vendosur në të njëjtën peshore luftën e UÇK-së dhe ngjarjet e viteve 1998-1999.

Më 16 shtator, Gjykata e Hagës dënoi me nga 25 vite burg Hashtim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vite burg Kadri Veselin dhe me 13 vite Rexhep Selimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.