E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 30 minuta më parë
Vendi

Pjesë e bandës së “Babagjyshëve”/ Ekstradohet nga Belgjika Dritan Kola

Ekstradohet nga Belgjika Dritan Kola alias Mark Kola, 43 vjeç i cili  rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 24 vjet burgim, për disa vepra penale.

 

43 vjeçari njihet edhe si pjesë e grupit të grabitësve të “Babagjyshëve”, të cilët disa vite më parë grabitën në një qendër tregtare.

 

Reklamë

Dritan Kola alias Mark Kola, rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2014, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 

Ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 24 vjet burg, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 

Dritan Kola ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka kryer disa grabitje me armë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Ky shtetas, në vitin 2014, në bashkëpunim me shtetasit F. P. dhe M. Sh., ka vjedhur me armë në një kompleks në rrugën “Konferenca e Pezës”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë