Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu shprehet se në Shqipëri është e lehtë të gjesh njerëz që ankohen se nuk kanë punë, por është e vështirë të gjesh dikë që ta bën punën.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ndreu tha se shumica vjen në punë vetëm për të marrë rrogën, ndërsa shtoi se ka edhe nga ata persona që kur iu gjen punë tek privati, ofendohen.

“Nese doni njerez qe bertasin se skane pune dhe per pasoje po vdesin per buke, i ke me shumice. Ama nese kerkon punetor per pune nuk gjen. Vij thote por me marre rrogen, jo me dale ne pune, ose ne nje pune qe dal kur te dua e ik kur te dua. Se mos gabon e i gjen pune ne privat se e merr per fyerje te rende! Dhe pastaj te gjithe qahen se po vdesin per te ngrene me gote rakije perpara dhe me barkun te goja nga mbipesha”, shkruan kreu i bashkisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *