E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

 “Pizza Porosi”, kapen shpërndarësit e kokainës në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga tre persona në kuadër të operacionit të koduar  “Pizza Porosi”.

Tre shtetasit e kapur në flagrancë shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë.

 

Sipas njoftimit të policisë të policisë ranë në pranga shtetasit:

Reklamë

– G.Ç, 28 vjeç, banues në Tiranë

– R. D, 25 vjeç, banues në Tiranë

– A. A, 27 vjeç, banues në Tiranë

Për shtetasit e mësipërm disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin. Nga Seksioni kundër Narkotikëve është orgnizuar puna për kapjen e tyre në flagrancë dhe më datë 11.07.2018, shtetasi R. D është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve G.Ç dhe A.A).Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë

– Automjet tip “Audi”

– Motori i Picerisë

– Tre aparate celular

– Fishekë

 

 

Më shumë video

Reklamë