Subscribe

Sipas Ministrisë së Financave, paratë e emigrantëve që duan të përfitojnë nga amnistia fiskale, mund të vijnë në Shqipëri qoftë përmes bankave, por edhe fizikisht.

 

Mirëpo në të dyja rastet, ekspertët flasin për probleme. Së pari, si do të bëhet transferta përmes bankave, kur vende të tjera nuk e njohin amnistinë fiskale dhe së dyti, si mund të sjellë fizikisht një emigrant të ardhura deri në 2 mln euro, kur bankat shqiptare kanë kufirin10 mijë euro.

 

MATEO SPAHO

 

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Nëse ne heqim limite të tilla, do të rrezikonim që nga bankat e huaja drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria drejt vendeve të treta, do të krijoheshin trekëndësha të rrezikshme dhe nuk do të dihej origjina e parave. Këto para mund të vijnë edhe nga vende që sot janë nën sanksione ndërkombëtare.

 

Duhet patur shumë kujdes në vendosjen e masave përsa i përket sistemit banker dhe në heqjen e limiteve.  Nuk kemi akord me vendet e BE që tu themi qytetarëve shqiptarë që shkelini ligjet e vendeve të BE dhe ejani në Shqipëri legalizoni paratë. Është një problem i madh me vendet e tjera dhe me ambasadorët e këtyre vendeve sepse qytetarët jetojnë në këto vende, kjo nuk është e loejueshme. Kjo mund të ketë pasoja diplomatike.”

 

Qeveria pret që përmes amnistisë të fusë në buxhet 10-15 miliardë lekë, por ekspertët thonë se nuk ka garanci që paratë e emigrantëve do të investohen në Shqipëri. Dhe nëse ndodh kështu, ata nuk presin rigjallërim të ekonomisë.

 

MATEO SPAHO

 

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Duhet parë nëse këto para do të transportohen fizikisht në Shqipëri apo jo. Shpeshherë përdoret argument që janë para që hyjnë në Shqipëri dhe përdoren këtu, por nuk është kështu. Mund të jenë para të deklaruara këtu dhe duke marrë vulën e shtetit shqiptar, mund të vijojnë të përdoren në Itali, Spanjë, Belgjikë, Luksemburg, Britani e Madhe dhe të legalizohen nga para e pistë në para legale sepse kështu thotë shteti shqiptar. Ardhja e këtyre parave maksimumi kalon në ndërtim ose në kanale bankare. Shteti jep sinjale që të mos paguhen taksat sepse nesër do të ketë një amnisti të tjerë dhe nuk sjell të ardhura reale ekonomisë së vendit, këtë ka demonstruar eksperienca e vendeve të tjera.”

 

Amnistia fiskale, sipas ekspertëve, rrit ekonominë informale dhe konkurrencën e pandershme për biznesin. Ata nuk shohin rrezik për biznesin prodhues, por theksojnë se mund të përballemi me blerje të bizneseve aktuale nga shqiptarë që legalizojnë paratë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *