E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Pezullohet Prefekti i Kukësit, SPAK thotë se shkeli barazinë në tendera, Granit Gjana mohon akuzën

Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurisë Pezullim nga detyra për prefektin e qarkut Kukës, Granit Gjana. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike kur mbante postin e numrin dy të Bashkisë së Kukësit.

 

SPAK: Ky shtetas me mosveprimet e tij, e konkretisht mospajisjen në kohën e duhur me autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse e ka penguar subjektin të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21 milionë lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023.

 

Reklamë

Lexo edhe: Shkelje e barazisë në tendera, pezullohet nga detyra Prefekti i Kukësit

 

Megjithatë, vetë Granit Gjana e mohon akuzën e SPAK.

 

“Po ndjek rrugën ligjore, kam dhënë dorëheqjen si prefekt i qarkut për tu përballur me drejtësinë si qytetar i lirë. Nuk kam shkelur proceduarat”, tha Gjana.

 

Granit Gjana qëndroi vetëm 3 muaj në detyrën e Prefektit. Ai zëvendësoi në detyrë kryetarin aktual të bashkisë së Kukësit, Albert Halilajn./vizionplus.tv

 

 

Më shumë video

Reklamë