Prefekti i Kukësit, Granit Gjana është pezulluar nga detyra me kërkesë të Prokurorisë Së Posaçme. Pas një hetimi të thelluar, SPAK zbuloi se Gjana ka kryer veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderat për blerje karburanti gjatë kohës që mbante postin e zëvendës kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

 

Lexo edhe :

Related Posts

Granit Gjana, sipas prokurorisë, ka penguar një kompani që të merrte pjesë në 2 tendera për “blerje karburanti” në vlerën 21 milionë lekë.

 

Gjana mori postin e prefektit të Kukësit në shtator të këtij viti, pas lirimit nga detyra të Albert Halilajt, i cili kandidoi nën siglën e Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë Kukës në zgjedhjet e 24 shtatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *