E premte, 25 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Vendi

Pezullohet mësimi në 77 shkolla, shkak izolimi nga dëbora në zonat malore

Reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet atmosferike të vështira kanë detyruar pezullimin e përkohshëm të mësimit në 77 shkolla, në disa zona të vendit.

Ministria e Arsimit njoftoi se vendimi prek shkolla në veri të vendit, por edhe në Tiranë.

Situata është problematike edhe në juglindje, ku mësimi është ndërprerë në 30 shkolla me rreth 1100 nxënës kryesisht në Pogradec, Devoll dhe Korçë.

Vështirësitë në transport dhe rrugët e pakalueshme kanë bërë të pamundur zhvillimin e mësimit./vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë