Subscribe

Të gjithë ata drejtues automjetesh që kanë në pronësi një makinë dhe këto ditë kanë patur afatin e pagesës së detyrimeve vjetore, nuk duhet të shqetësohen. Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor njofton se nuk do të ketë penalizime dhe kamatëvonesa për shkak të mos pagesave në afat të taksave të makinave.

 

Sipas njoftimit zyrtar, çdo afat skadencë mbi taksat e qarkullimit të mjeteve rrugore dhe çdo dokumenti tjetër që lëshohet nga Drejtoria e Shërbimit që nuk mundësohet online do të pezullohet dhe se këto afate do rillogariten nga dita kur shërbimet u ndërprenë zyrtarisht në datën 13 mars 2020.

 

Gjithashtu edhe në rast se dokumentet që u skadon afati i përdorimit të tyre gjatë këtyre ditëve, shoferët nuk do të kenë asnjë përgjegjësi, pasi çdo dokument do të konsiderohet i vlefshëm deri në rinisjen e shërbimeve.

 

Paralelisht me këtë fakt, drejtoria e shërbimit dhe transportit rrugor, i bën apel qytetarëve të cilët kompania ku punojnë nuk i ofron transportin për në punë të vetdeklarojnë automjetin e tyre online për të dhënat e makinës, duke specifikuar që e kërkojnë këtë autorizim vetëm për nevoja pune.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *