20 leje drejtimi u pezulluan nga policia rrugore e kryeqytetit, në vetëm 5 orë monitorimi me radar.

Kontrollet u shtrinë në rrugën interurbane Tiranë – Durrës, si pjese e planit të masave që po merren nga uniformat blu me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Gjatë monitorimit, u vu re, se shoferet, lejet e të cilëve u pezulluan, po udhëtonin me shpejtësi shume te larte që arrinte deri në 190 km/h.

Policia rrugore beri te ditur se do t’i vijojë kontrolelt me qëllim ndëshkimin e të gjithë atyre që udhëtojnë me shpejtësi të lartë dhe ne gjendje të dehur.

Vetem nje dite me pare, ministri i brendshem Sander Lleshaj lajmeroi ndryshimin e kodit rrugor me qellim ashpersimin e masave ndaj cdo shkelesi te rregullave te qarkullimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *