E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Pezullimi i fluturimeve/ Meta: Nuk është zgjidhje, qeveria të vlerësojë kërkesat e kontrollorëve

Pas dështimit të tryezës së parë, Presidenti Ilir Meta kërkoi që qeveria dhe organet drejtuese të “Albcontrol” të diskutojnë sërish për të zgjidhur ngërçin e krijuar në aeroportin e Rinasit.

 

Për kreun e shtetit, nuk është zgjidhje që të anulohen fluturimet.

 

Reklamë

“Ndërprerja e punës për monitorimin dhe kontrollin e Trafikut Ajror nga kontrollorët e “Albcontrol” nuk është zgjidhje. Siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, është çështje e sigurisë kombëtare. I kam paralajmëruar publikisht dhe zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse të Qeverisë se duhet të merrnin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është e drejtë.  Është e domosdoshme që: Kontrollorët duhet të qëndrojnë në detyrë pa asnjë ndërprerje dhe të përmbushin misionin e tyre për të garantuar funksionimin e përshtatshëm dhe pa asnjë problematikë të kontrollit të trafikut ajror shqiptar; Në çdo kohë dhe pa ndërprerje të garantohet cilësia dhe objekti i punës së “Albcontrol” për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë për fluturimin ajror civil dhe ushtarak, në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare. Qeveria dhe Organet Drejtuese të “Albcontrol”, duhet të vlerësojnë me seriozitet dhe shumë kujdes kërkesat e kontrollorëve, qëndrimet zyrtare që ATCEUC-Kontrolluesit e Trafikut Ajror dhe Koordinimit të Bashkimit Europian, për gjetjen e zgjidhje të drejtë”, deklaroi Ilir Meta në “Facebook”.

 

Më herët reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili drejtoi gishtin nga presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha për protestën e punonjësve.

Më shumë video

Reklamë