Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 April 2026
Vizion fokus

Ekzekutimi i Kreshnik e Gentjana Mujeci në Lezhë, shpallet...

Trump: Teherani në kolaps, duan që SHBA të hapë...

Pronat u shtrenjtuan me 28%, një tjetër valë rritjeje...

“Sjellje çnjerëzore ndaj Metës”, Berisha: Të lirohet ish-presidenti. Seancat...

Marrëveshje SHBA-Shqipëri-Greqi për energjinë, Rama: Brenda këtij mandati, shndërrohemi...

Hapet muzeu arkeologjik në Durrës, u rikonstruktua me fondet...

Jahti luksoz që sfidoi tensionet në Lindjen e Mesme,...

Spiropali, sfidë Ramës: Më përjashto! Kur paralajmërimi publik bëhet...

Aksioni kundër lojrave të fatit, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë,...

Rama pret në Kryeministri ambasadoren e SHBA-së në Greqi,...

Peza për 2 ditë kthehet në qendrën e hipizmit, Veliaj: Numri i turistëve për herë të parë ka kaluar banorëve të Tiranës

25 Shtator 16:27

Për dy ditë me radhë, Peza Adventure Festival mblodhi këtë fundjavë admiruesit e hipizimit, por edhe sportistë profesionistë në aventurat sportive me kuaj, pak të praktikuar në vendin tonë, por me një histori të veçantë ndër vite.

 

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në hapjen e festivalit, u shpreh se kryeqyteti gjithnjë e më shumë po kthehet në një pol shumëdimensional sa i përket sporteve, duke përmendur edhe triumfatorët, të cilët vetëm vitin e fundit i kanë dhënë Shqipërisë tre medalje ari.

 

“Kemi bërë progres në shumë disiplina sportive: Jemi kampionë europe në atletikë, jemi kampionë bote në mundje dhe në peshëngritje; tashmë, do të duhet të inkurajojmë edhe sportistët që ta bëjnë pjesë të refrenit tonë edhe sportin e hipizmit, të qenit afër me natyrën, jetën e shëndetshme,” u shpreh ai.

 

 

Tirana – tha Veliaj – është e mbushur si kurrë më parë me turistë, por edhe me mjaft aktivitete. “Para një jave kishim Festivalin e Nomadëve Digjitalë, pastaj festën e verës “Made in Tirana”,” tha ai, duke shtuar se së shpejti produktet dhe eventet lokale do kthehen në ‘brand’ për çdo lokalitet të Tiranës.

 

 

“Ashtu siç e kemi branduar Pezën me Festën e Pezës dhe këtë festival të aventurës, ashtu siç Shëngjergjin e identifikojmë me Festën e Domates së vonë, ashtu siç emri i Farkës fokusohet te prodhimi i verës dhe i rakisë, duam që këtë trend ta çojmë në të gjitha lokalitetet dhe periferitë e Tiranës. Nuk besoj se ka një vend si Tirana, e cila ndodhet strategjikisht afër detit dhe afër malit, e rrethuar nga e gjithë kjo kurorë,” theksoi ai.

 

Veliaj nuk la pa nënvizuar edhe numrin e madh të turistëve, që këtë vit kanë vizituar Tiranën, pikërisht të tërhequr nga ky ‘boom’ aktivitetesh.

 

“Ka qenë ndoshta viti më i paharruar i Tiranës, për sa i takon aktiviteteve. Për herë të parë, pa mbaruar viti, kemi kaluar numrin e turistëve krahasuar me numrin e banorëve. Nëse vazhdojmë me këtë trend, nëse hotelet i kemi plot, nëse restorantet, siç pashë duke ardhur në Pezë, i kemi plot, këto janë të gjitha para që lëvizin në ekonomi,” tha Veliaj.

 

Përmes këtij festivali Bashkia e Tiranës synon jo vetëm të rikthejë traditën e garave me kuaj, por dhe të promovojë vlerat natyrore e kulturore të zonës dhe rëndësinë që kanë soprtet e në veçanti hipizmi për shëndetin e njeriut.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
hipizem Peze tursite Veliaj

Nga e njëjta kategori

Ekzekutimi i Kreshnik e Gentjana Mujeci në Lezhë, shpallet në kërkim një tjetër person, përfshirja e tij (EMRI)

më shumë...

Pronat u shtrenjtuan me 28%, një tjetër valë rritjeje mund të vijë si pasojë e ndikimeve globale

më shumë...

“Sjellje çnjerëzore ndaj Metës”, Berisha: Të lirohet ish-presidenti. Seancat duhet të jenë të hapura 

më shumë...

Antentati ndaj çiftit në Lezhë! Gjendet një nga makinat e autorëve të vrasjes

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:38

Ekzekutimi i Kreshnik e Gentjana Mujeci në...

4:24

Trump: Teherani në kolaps, duan që SHBA...

3:52

Çfarë ndodh kur fillon të plakesh?!

2:58

Pronat u shtrenjtuan me 28%, një tjetër...

2:55

“Sjellje çnjerëzore ndaj Metës”, Berisha: Të lirohet...

2:51

Gjykata nxjerr Beqajn nga “kafazi”, do qëndrojë...

2:42

Antentati ndaj çiftit në Lezhë! Gjendet një...

2:40

Marrëveshje SHBA-Shqipëri-Greqi për energjinë, Rama: Brenda këtij...

2:38

A po e teproni? Nutricionisti zbulon sa...

2:37

“Marrëveshje 20-vjeçare për gazin e lëngshëm natyror”,...

2:31

Planetët në një vijë të drejtë! Muaji...

2:30

Marrëveshja energjitike 6 miliardë dollarë SHBA-Shqipëri, Karakaçi...

2:22

Zakonet e përditshme që zvogëlojnë rrezikun e...

2:09

Hapet muzeu arkeologjik në Durrës, u rikonstruktua...

2:02

Jahti luksoz që sfidoi tensionet në Lindjen...

1:55

Spiropali, sfidë Ramës: Më përjashto! Kur paralajmërimi...

1:27

Aksioni kundër lojrave të fatit, arrestohet 49-vjeçari...

1:26

Rritet fluksi i vizitorëve në Berat, të...

1:06

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion, 7...

1:03

Rama pret në Kryeministri ambasadoren e SHBA-së...

Më të klikuarat

  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të paralizuar gjithë je...
  • Urani te Binjakët sjell transformim për 7 vitet e ardhshme!...
  • Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen jashtë, çfa...
  • Ervini dhe Dj Bujaka në nominim kokë më kokë, kush u largua...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.