Sekretari për media i PS-së, Alfred Peza ka komentuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus” situatat politike në vend. Ai u ndal fillimisht te takimet e zyrtarit të lartë të DASH, Philip Reeker me Ramën dhe Bashën.

 

Sipas Pezës, vizita e Reeker në Tiranë është në vazhdën e vendosmërisë së administratës se presidentit Biden për t’i shkuar deri në fund projeksionit të SHBA për të nxjerrë nga pjesa aktive e politikës individët me rekorde të theksuara të korrupsionit.

 

I pyetur për ftesat që mazhoranca i ka bërë opozitës për bashkëpunim, Peza tha se opozita është e “zënë” me vendimin e DASH.

 

“Është një ftesë e hapur, konkrete, jo në ajër, por nuk është faji i PS-së që opozita ka prioritete të tjera deri në 9 shtator, një prej të cilëve lidhet me faktin se si PD do të komportohet me vendimin e DASH për zotin Berisha që e ka shpallur atë ‘non grata’”.

 

Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të dërguar në “Venecia” shkarkimin e Presidentit Meta nga Parlamenti, Peza pohoi se: “Vullneti politk i mazhorancë është i qartë, ai është shkarkuar. Për PS, Meta nuk është më Presidenti i Republikës; fjalën e fundit e jep Gjykata Kushtetuese.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *