Alfred Peza, sekretari i marredhenieve me median në PS ishte i ftuar në edicionin kryesor të lajmeve në Vizion Plus për të komentuar bashkë me Alfred Lelën, protesten e 6 të opozitës.

Duke analizuar fjalën e Bashës para protestuesve, Alfred Peza tha se në diskursin e liderit të  PD nuk pati asgjë të re. Diferenca mes protestave të kaluara dhe të sotmes, sipas Pezës, është zëvëndësimi I bombave Molotov me celularet Iphone-X.

Ai shtoi se Basha po e shikon me njënashmëri mesazhin e ndërkombëtareve për dialog pa kushte me mazhorancën.

Asgjë e re nga fronti i protestave opozitare. E vetmja gje e re kompromentuese ishte se gjate protestës në koreografinë e tyre ishin bombat molotov që u zevendesuan me “Iphone X”. Përsa i perket diskurit politik të zotit Basha, mund te them se prapë asgjë e re.Ai vijon të mos pranojë dialogun dhe të lexojë në menyre të njëanshme mesazhin e nderkombëtarëve.

Alfred Peza shtoi se kjo opozitë nuk ka as strategji as program.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *