Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

Petkoviç: Kthimi i komunave në Kosovë, i rëndësishëm për mbijetesën e serbëve

6 Dhjetor 09:49

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, deklaroi se “kthimi i komunave serbe në veri të Kosovës te populli” dhe “forcimi i mëtejshëm i komunave serbe në jug të Ibrit” është me rëndësi të madhe për “të ardhmen, të mirën dhe mbijetesën e popullit serb”.

Këto deklarata Pektoviç i bëri pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët më 5 dhjetor morën pushtetin në komunat me shumicë serbe, përfshirë katër komunat në veri.

Takimi u mbajt në Rashkë, në jug të Serbisë.

“Po vijnë kohë më të mira edhe në Kosovë”, shkroi Petkoviç në Instagram.

Ai shtoi se “Serbia, nën udhëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç, është gjithmonë aty për të mbështetur popullin e vet” dhe për të “siguruar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, e morën pushtetin lokal tri vjet pasi serbët në mënyrë kolektive u larguan nga institucionet e Kosovës, në shenjë kundërshtimi me disa vendime të Qeverisë së Kosovës.

Kryetarët e rinj serbë bënë betimin duke respektuar simbolet dhe ligjet e Kosovës.

Zyra e Bashkimit Evropian e mirëpriti “dorëzimin “pa probleme” të qeverisjes komunale, përfshirë edhe në katër komunat në veri.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt angazhimit konstruktiv në të ardhmen”, u tha në një njoftim të publikuar në Facebook.

Komuna me shumicë serbe në veri u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë që nga maji i viti 2023, pasi ata nga Lista Serbe kishin dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit 2022 dhe më pas bojkotuan zgjedhjet.

Gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti, Lista Serbe e kishte pranuar se kishte gabuar kur ishte larguar nga institucionet dhe kishte theksuar se ky vendim ishte marrë për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar mbi “gjendjen e vështirë” të serbëve./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
komunat Lista serbe Petkoviç Veri Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e “përpiu” pushteti

më shumë...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon armë bërthamore

më shumë...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”, e caktoj unë formacionin

më shumë...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më lanë të vdekur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:54

Mësoni kuptimin e filozofisë japoneze të jetës...

10:41

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse...

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.