Garës për kryeprokuror i janë përgjigjur deri tani pesë kandidatë. Arta marku është një nga emrat që kandidojnë. Marku kërkon që të drejtojë për herë të dytë organin e përgjithshëm të hetimit. Ajo u zgjodh në vitin 2017 qëndroi dy vite deri sa u zëvëndësua nga Olsjan Çela.
Një nga pretendentet është prokurori i posaçëm Adnan Xholi. Aaktualisht ai shërnben në SPAK ku dy herë ka kandiduar për të qënë në krye të këtij institucioni.
Aplikimin e ka dorëzuar edhe prokurori i Tiranës Ylli Pjetërnikaj, Rovena Zoto, gjithashtu prokurore e Tiranës dhe Fatjona Memçja, prokurore në Eurojust.
Ndërkohë, Kreshnik Ajazi kreu i prokurorisë së Elbasanit aplikoi fillimisht në klp, por më tej u tërhoq nga gara.
Afati i fundit i aplikimit në këshillin e lartë të prokurorisë ishte 1 gushti, por për shkak të fundjavës, aplikimet u shtynë deri këtë të hënë.
Pasi të analizojë nëse kandidatët plotësojnë kriteret, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të rendisë tre më të kualifikuarit, ku lista më pas i dërgohet për votim Kuvendit të Shqipërisë.
Nëse kuvendi nuk e zgjedh prokurorin e përgjithshëm me 3/5-tat e votave brenda 30 ditëve nga paraqitja e kandidatëve, emri i renditur i pari nga këshilli i lartë i prokurorisë konsiderohet i emëruar automatikisht.





