Subscribe

5 familje me rreth 30 pjesëtarë nga fshati Golem në Shkodër kanë mbetur në qiell të hapur prej mbrëmjes së të hënës, pasi iu dogjën shtëpitë.

 

Megjithëse shërbimi zjarrfikës mbërriti në kohë dhe nisi punën për shuarjen e flakëve, beteja ishte thuajse e pamundur për të shpëtuar diçka. Ajo që ka mbetur pas është vetëm shkrumb dhe hi, prandaj apeli i pjesëtarëve të këtyre familjeve është për ndihmë nga ana e strukturave shtetërore.

 

MEHMET FIKAJ

KRYEFAMILJAR

 

Zjarri fillimisht ka nisur të kjo shtëpia në mes , pastaj u përhap shumë shpejt, zjarrëfikësja erdhi por nuk mund të bëhej më asgjë

 

Lumturie Sula kryefamiljare e një familjeje prej 9 anëtarësh tregon momentet e përballjes me zjarrin dhe thotë se shkaktare ka qenë energjia elektrike.

 

LUMTURIE SULA

KRYEFAMILJARE

 

Ne dyshojmë të dritat, tani jemi  në qeill të hapur , duam të ndihmë, është bërë hi çdo gjë .

 

Në njërën prej banesave familjarët emigrant në Itali lajmin e mësuan nga të afërmit e tyre.

 

ARTAN JEREMIA

I AFËRM

 

Kjo banesë në fakt nuk është e imja, është të afërmeve të mi, ata do të vijnë sot dhe vetëm kur të shohin mundin e 20 viteve të kthyer në hi.

 

Një betejë me flakët që zgjati mbi 5 orë dhe që nga kjo ndërhyrje mbeti i plagosur edhe një efektiv i shërbimit zjarrfikës të Shkodrës.

 

Tashmë dëmet materiale në këto banesa janë të shumta dhe familjarët shpresojnë tek një ndihmë nga kushdo që mund tu gjendet pranë në këto ditë të vështira, me qëllim që të mund të rindërtojnë shtëpitë pa ardhur dimri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *