Subscribe

Biznesi sipas kryebashkiakut Veliaj po mbështet gjithnjë e më shumë nismën për shtimin e këndeve të lojërave në Tiranë. Investimi i fundit i përuruar, u quajt “Latitude”

 

 “Ka ardhur dita që edhe sipërmarrësit shqiptarë po shohin potencialin që kanë investimet për fëmijët, tek jeta e shëndetshme, tek të marrurit me sport të pastër, tek loja në skuadër, tek një mënyrë shumë më e mirë për të kaluar kohën, se sa kafenetë, bingot apo bastet. Më bëhet zemra mal sepse do të thotë që ajo që mbollëm me fushatën e këndeve të lodrave, kur merr bekimin e biznesit, i cili është gjithmonë më dyshues sepse i duhet të marrë kredi, të harxhojë para, do të thotë që kemi bërë gjënë e duhur”

 

Kryebashkiaku u shpreh se pavarësisht se në fillim shumë njerëz ishin skeptikë për ndërtimin e këndeve të lojërave, kjo nismë ka rezultuar e suksesshme.

 

 “Njerëzit më thoshin mos u merr me kalamajtë, ti je politikan tani, duhet të merresh me ata që votojnë dhe ata që paguajnë taksa. Kalamajtë as nuk votojnë, as nuk paguajnë taksa. Por, gjithmonë kisha një pyetje: do mendojmë vetëm për zgjedhjet e ardhshme apo për gjeneratën e ardhshme? Për çunat dhe gocat që nesër do të drejtojnë këtë vend, këtë qytet, këtë shtet, dhe do mësojnë që në këtë moshë se çfarë do të thotë të humbasësh, që nuk është fundi i botës, e çfarë domethënë të fitosh”

 

Veliaj nënvizoi se partia kryesore e qytetarëve shqiptarë duhet të jetë familja e tyre. Ai shtoi se 45 këndet e hapura vetëm në katër vite, kanë sjellë edhe një emancipim të familjeve e për pasoje edhe të gjithë shoqërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *