Në Peru, ligjvënësit bllokuan edhe një herë përpjekjen e presidentes së vendit për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme brenda vitit 2023.

 

 

Një proces i shpejtë zgjedhor po kërkohen edhe nga qytetarët e vendit, të cilës kanë vazhduar protestat lidhur me këtë çështje. Por Kongresi ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë, dhe në ndryshim, ka zhvendosur zgjedhjet e planifikuara për vitin 2026, për në prill të 2024.

 

 

Propozimi i Presidentes Dina Boluarte mbi zgjedhjet u refuzua nga një komision i Kongresit mbi çështje teknike, përpara se të debatohej mbi të edhe në seancë plenare.

 

 

Peruja është përfshirë nga një krizë që nga fillimi i muajit dhjetor, kohë kur Presidenti i atëhershëm Pedro Castillo, u arrestua për shkak të përpjekjeve për të shpërndarë Kongresin, e qeverisur vendin përmes dekreve. Zonja Bouluarts, shërbente si nënpresidente në administratën Castillo.

 

 

Me dhjetra njerëz janë vrarë gjatë protestave pothuajse të përditshme që kanë përfshirë vendin që nga arrestimi i zotit Castillo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *