E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përshtati lokalin e marrë me qera për të organizuar lojëra fati, në pranga administratori dhe 5 lojtarët

Administratori i një lokali që kishte përshtatur lokalin e marrë me qera për të organizuar lojëra fati poker është arrestuar këtë të diel.

Gjithashtu  në pranga ranë edhe 5 persona të tjerë që u kapën në flagrancë duke luajtur poker.

Reklamë

Të arrestuarit janë identifikuar si Eduart Varfi, Haxhi Kallashi, Mikelian Begaj, Avni Tahiri, Klodian Hoxhaj dhe Elsjan Xhaferi.

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar shuma parash, çipsa, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera.

Reklamë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier në kuadër të kontrolleve për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit, kanë finalizuar operacionin “Poker”, dhe arrestuan shtetasit:

–  E. V., 47 vjeç, H. K., 32 vjeç, M. B., 26 vjeç, A. T., 42 vjeç, E. Xh., 34 vjeç, dhe K. H., 35 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mbyet, Fier.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në  lokalin e shtetasit E. V., duke luajtur poker.

Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit e mësipërm për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë