Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani, duel i...

Rusia urdhëron një armëpushim 3-ditor në Ukrainë

Mision i ri për paqen në Europë, Witkof e...

Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë e madhe...

Qendra kthimi për emigrantët, vendet e BE po planifikojnë...

Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi...

PD: Jo shkrirjes së 15 bashkive, harta e re...

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”, Rama: Heqja...

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga Italia: Nuk...

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh, si ra...

Përshtatën banesën për të kultivuar drogë, në kërkim dy shtetas në Shkodër, procedohen penalisht dy punonjës të OSHEE

8 Janar 12:31

Policia e Shkodrës finalizoi operacionin e koduar “Neonët 6”, duke zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike kanabis në lagjen “Ndoc Mazi”. U sekuestruan 60 bimë kanabis, 57 pajisje elektrike, 1 pistoletë sportive pneumatike, municion, 1 automjet dhe 4 celularë.

U shpallën në kërkim dy shtetas, ndërsa procedohen penalisht dy punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre dhe një 22-vjeçare për moskallëzim krimi. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Policia vijon punën për kapjen e të shpallurve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 6”. Shkon 10 numri i rasteve të kësaj veprimtarie kriminale, të goditura në kuadër të operacionit “Neonët”.

Shpallen në kërkim 2 shtetasit që dyshohet se kishin përshtatur banesën në lagjen “Ndoc Mazi”, për të kultivuar bimë narkotike me pajisje elektrike që i furnizonin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Procedohen penalisht 2 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre, dhe 1 shtetase tjetër, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 60 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 57 pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre, 1 pistoletë sportive pneumatike, municion luftarak, 1 automjet dhe 4 celularë.

Në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, me pajisje elektrike, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.

Si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 6”.
Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasi A. V., 35 vjeç, banues në Shkodër, dhe një 16-vjeçar, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. C., 33 vjeç dhe G. A., 63 vjeç, të dy banues në Shkodër, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
-E. H., 22 vjeçe, banuese në Pukë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar një ambient (banesë) në lagjen “Ndoc Mazi”, që ishte përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis. Nga kontrollet në këtë ambient, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 60 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 57 pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve e tyre dhe 4 celularë.

Gjithashtu, nga kontrolli në banesën e shtetasit H. M., 49 vjeç, ngjitur me banesën ku kultivoheshin bimët narkotike, i cili është ndaluar më datë 11.12.2025, si i dyshuar për disa vepra penale, u gjetën 1 pistoletë sportive pneumatike pa numër, municion luftarak dhe 1 automjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash
Tagged:
droge Shkoder shtepi

Nga e njëjta kategori

Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani, duel i forte sot. Si jane statistikat mes skuadrave?

më shumë...

U fut në parakalim në kthesë, shoferit në Shkodër i hiqet patenta për 6 muaj, merr edhe gjobë

më shumë...

Rusia urdhëron një armëpushim 3-ditor në Ukrainë

më shumë...

Zjarr në qarkun e Shkodrës, kërkohen ndërhyrje urgjente nga ajri, flakët po përhapen me shpejtësi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:23

Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani,...

4:20

U fut në parakalim në kthesë, shoferit...

4:02

Rusia urdhëron një armëpushim 3-ditor në Ukrainë

3:40

Zjarr në qarkun e Shkodrës, kërkohen ndërhyrje...

3:28

Mision i ri për paqen në Europë,...

3:16

Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë...

3:05

Ra në humnerë në Kelmend, humb jetën...

3:02

Qendra kthimi për emigrantët, vendet e BE...

2:23

Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të...

2:16

Vendosën lëndë plasëse të lidhur me celular,...

2:13

PD: Jo shkrirjes së 15 bashkive, harta...

1:37

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”,...

1:25

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga...

1:09

Një tjetër vatër zjarri në qarkun e...

12:53

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet...

12:41

Zjarret, ministri Nufi sot nga Himara: Situata...

12:38

Policia shoqëron tre persona, dyshoet se “kanë...

11:34

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh,...

11:30

Rama reagon për zjarret në Himarë dhe...

11:28

Natë tmerri në Himarë, mbi 6 mijë...

Më të klikuarat

  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Moti sot, temperaturat vijojnë të mbeten të larta, ja sa do...
  • “Edi, miku im”, Meloni falenderon Ramën për urim...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.