E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përqafimi i dhimbshëm në distancë, infermieres kineze i ndalohet takimi me të bijën

Ky është momenti i dhimbshëm kur një infermiere që merret me trajtimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi në një spital në Kinë u detyrua t’i japë vajzës së saj të përlotur një “përqafim ajror”.

 

Reklamë

Si pasojë e përhapjes së virusit të rrezikshëm, Liu Haiyan po ushtron detyrën e saj në një spital në Henan. Infermierja ka ditë të tëra që nuk ka arritur ta shohë bijën e saj 9-vjeçare, Cheng Shiwen.

 

 

Nga frika se mund ta infektonte me virusin vdekjeprurës, nëna sheh në distancë të bijën dhe të dyja përloten teksa vështrojnë njëra-tjetrën, në pamundësi për t’u afruar. Vajza e vogël i kishte sjellë edhe ushqim, të cilin e lë në shesh për të shmangur kontaktin fizik.

 

Në një sekuencë, Ms Liu i thotë të ëmës sa shumë i mungon dhe hap krahët për t’i dhënë një përqafim, ndërsa i kërkon që të “kthehet sa më shpejt në shtëpi”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë