E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përqafimi 30 milionë paund! Sa do t’i kërkohet të paguajë CEO-s që tradhtoi gruan me kolegen

Një përqafim dhe një moment intim mes CEO-së së kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, Andy Byron, dhe shefes së burimeve njerëzore, Christine Cabot, gjatë një koncerti të Coldplay në Boston, ka shkaktuar stuhi në rrjetet sociale.

Andy Byron dhe Christine Cabot

Videoja, që u kap nga “kiss cam” dhe u bë virale me miliona shikime, u interpretua si provë e një lidhjeje jashtëmartesore.

@instaagraace trouble in paradise?? ???? #coldplay #boston #coldplayconcert #kisscam #fyp ♬ original sound – grace

Pas publikimit të pamjeve, bashkëshortja e Byron, Megan Kerrigan Byron, hoqi mbiemrin e saj nga rrjetet sociale dhe më pas fshiu të gjitha llogaritë. Sipas mediave britanike, divorci është i pashmangshëm dhe mund t’i kushtojë drejtuesit të kompanisë deri në 30 milionë paund, pasi pasuria e tij personale kap vlerën e 60 milionëve.

Reklamë
Megan Kerrigan Byron, gruaja e drejtorit ekzekutiv të Astronomer

Ndërkohë, bordi drejtues i Astronomer ka nisur një hetim të brendshëm për të vlerësuar nëse marrëdhënia me një punonjëse të nivelit të lartë përbën shkelje të etikës dhe rrezik për reputacionin e kompanisë.

Në lojë janë edhe aksionet që Byron zotëron, rreth 5% e vlerës së kompanisë, që kap shifrën e 50 milionë paund.

Rasti ka ngjallur reagime të ashpra publike, me shumicën që shprehin mbështetje për bashkëshorten e tradhtuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë