E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përplasjet në KZAZ, Bardhi: Rama urdhëruesi i dhunës, po nxit konflikt social

Sekretari i Përgjithshëm I PD, Gazment Bardhi ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të mbajë përgjegjësi për çdo akt dhune që po ushtrohet ndaj mbështetësve të opozitës në ambientet e KZAZ-ve.

 

Në një postim në “Facebook”, Bardhi akuzon kryeministrin se ka urdhëruar drejtpërdrejtë policinë që të ushtrojë dhunë me qëllim që, sipas tij, të nxitet konflikti social.

 

Reklamë

Bardhi thekson se zgjedhje nuk do të ketë dhe PD do të mbrojë Kushtetutën deri në fund.

 

“Sulmi ndaj qytetareve ne gjithe Shqiperine eshte kriminal dhe i urdheruar drejtperdrejte nga Edi Rama. Edi Rama do mbaje pergjegjesi per nxitjen e konfliktit social, dhunen ndaj qytetareve dhe per cenimin e stabilitetit demokratik te vendit. Fundi i tij do jete i shpejte dhe i tmerrshem! Votime moniste, zgjedhje me bandat, vjedhje dhe blerje te votave, krim te ri zgjedhor ne 2019, nuk ka per te patur. Te vendosur per te mbrojtur Kushtetuten dhe demokracine! Asnje hap pas!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë