Qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen pas dy ditësh kutive të votimit për të zgjedhur se kush do t’i qeverisë në katër vitet e ardhshme.
Por ndryshe nga zgjedhjet e kaluara këtë herë në mes janë edhe marrdhëniet mes kryeminsitrit Albin Kurti i cili kërkon mandatin e dytë dhe të Dërguarit të SHBA për Misione të veçanta, Ricard Grenell, ku ky i fundi e ka akuzuar se është i pabesueshëm në marrëdhëniet me perëndimin.
Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus të moderauar nga Pranvera Borakaj, analisti Blerim Burjani tha se kjo përplasje do të ketë ndikim në zgjedhje, ku si pasojë shumë nga të pakënaqurit t’i çojnë votat e tyre drejt partive opozitare.
Sipas tij ka ardhur koha që Kosova të rregullojë marrëdhëniet me Perëndimin, në këtë moment kyç ku e gjithë bota është përfshirë në disa kriza.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Albin Kurti deklaroi një ditë më parë se e diela do të jetë referendum. Por a mundet në fakt Vetëvendosja të përsërisë suksesin e vitit 2021 dhe të qeverisë sërish e vetme?
Burjani: Nuk besoj se do të përsëritet ai rezultat, duke patur parasysh zhvillimin e shumë situatave, duke parë dhe ata që ka bërë për katër vite zoti Kurti. Në politikën e jashmte dihet që ka patur shumë probleme, Ai ka patur mundësinë për rinovimin e raporteve me SHBA, por këto raporte janë ndërlikuar shumë sidomos ato Kurti-Grenell, por duket se kjanë më shumë personale. Grenell ka rolin e Emisarit dhe nuk duhet të merret vazhdimisht me Kurtin. Por sidoqoftë kush është në pushtet duhet të rikuperojë mrrdhëniet me SHBA. Si dhe duhet të bashkëpunojë me BE për të zgjidhur raportet me Serbinë. VV sonte përmbyll një cikël të fushatës, është tubim i hapur, qytetarë ka mjaftueshëm, por sot kjo nuk është treguar. Nuk besoj se Kurti do të qeverisë vetë Kosovën.
Borakaj: I ngarkuari i Presidentit Trump për çëshjet e nxehta Ricard Grenell ka sulmuar ditët e fundit Albin Kurtin. Çfarë ndikimi do të kenë në elektorat marrëdhëniet e acaruara të Kurtit me perëndimin veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Burjani: Me siguri se një pjesë e atyre që kanë qenë para katër vjetëve pjesë e VV dhe tani kanë shkuar në LDK, te ata do të ndikojë. Por edhe pjesa tjetër që është e pakënaqur dhe që janë të frikësuar nga politika e Kurtit, pra askush nuk mund të gënjehet më që kemi raporte të mira. Të shpresojmë që tani të rikupreohen këto raporte, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me miq. Pra SHBA-të duhet t’i thonë BE-së se ne em bajmë fjalën nëse ju zgjdihni problemet. Pra duhet patur një strategji, mos bëhet asnjë hap kundër tyre. Krizat ndërkombëtare po vijnë duke u rritur.
Borakaj: Po nëse Vetëvendosje renditet parti e parë por nuk merr shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme cilët janë skenarët e koalicionit?
Burjani: Skenari i mundshëm është që VV dhe PDK ku kryeministër në këtë situatë do të ishte Bedri Hamza ndërsa Presidentja do të ishte problem. Pra Presidentja duhet të jepte dorëheqje dhe në vend të saj të vihej zoti Kurti. Po ashtu dhe LDK e kërkon kryeministrin me çdo kusht, por Kurti dhe me këtë variant nuk qendron mirë. Varianti i tretë kur merren vesh që pas mbarimit kur mandati i presidentes të mbarojë aty të vihet Kurti. Varianti më pranueshëm për perëndimin është me ardh opozita në pushtet edhe për rikuperuar raportet jo vetëm me perëndimim por edhe me fqinjët Maqedoninë e Veriut dhe ashtu me Edi Ramën. Varianti i fundit është që VV të kalojë në opozitë. Nëse VV nuk bën qeverinë dy herë sipas Kushtetutës i duhet dhënë mundësia të dytetit. Të shpresojmë mos kemi ngërç si në vitin 2014-të.