PERPLASJE TE ASHPRA PER RAPORTIN E DICK MARTY

 

Në një kohë kur krerët e ish ushtrisë clirimtare të kosovës presin përballjen në gjykatën e hagës, nw Tiranw zhvillohet njw retorikw e ashpwr mes udhwheqwsve politikw mbi raportin e Dick Marty. Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nw rrjetet sociale presidentin Ilir Meta, ish kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitws, Lulzim Basha.

 

“Sali pse e votove pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europws,kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?”

 

I ashper ka qene reagimi I presidences ne kunderpergjigje te kryeministrit. Po nw rrjetet sociale zedhenesi I kreut te shtetit me nje gjuhe mjaft te ashper ak sfiduar Ramen qe te dale ne eprballje me  Meten.

 

“E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy. Sa për mufkat që lëshon nga Twitter-i, as meritojnë përgjigje. Kush të urdhëroi ty KryePis të hidhje në gjyq Kryeministrin e Kosovës?”

 

Pergjigja e radhes e shefit te qeveriase ndaj ilir metes ka qene thuajse e njejte.

 

“Ilir nuk mbulohet dielli me shoshë si e vërteta me lehje e me dehje! Ti duhet t’ia shpjegosh popullit pse e votove  raportin e Dick Marty në Këshillin e Evropës, bashkë me Saliun! (Dhe meqë pretendon se bën shumë dëshmorë mos e lësho gjuhën jashtë kontrollit se i turpëron keq)”.

 

Ne vitin 2011 kur vendi qeverisej nga e djathta eprfaqesuesit e shqiperise ne keshillin e europes votuan pro raportit te dikc martit mbi te cilin jane bazuar akuzat ndaj komandanteve te ushtrsie clirimtare te kosoves, ndersa perfaqesuesit e opozites votuan kunder.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *