Roland Shkëlqimi është zgjedhur nga shoqata rajonale e futbollit të Korçës si përfaqësues me të drejtë vote në Asamblenë Kombëtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.

 

Krahas tij një mandat të tillë ka edhe kryetari i kësaj shoqate Ilirian Përmeti të cilit mandati i përfundon në fund të muajit qershor.

 

Sipas Përmetit në mbledhjen e soe kanë qënë të pranishëm 7 nga 10 anëtarë të shoqatës duke treguar kështu se ka qënë korumi i duhur për zhvillimin e kësaj asambleje.

 

Nga ana tjetër përfaqësues të KF Pogradecit, KF Maliqi, dhe KF Bilishti nëpërmjet një dokumenti noterial të nënshkruar nga keto përfaqësues kanë bërë me dije tërheqjen e përfaqësuesve të tyre nga asambleja e sotme rajonale e qarkut të Korçës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *