Ekspertja Silvia Bino nga Instituti i Shëndetit Publik, ka folur së fundmi lidhur me strategjinë e vaksimit të popullsisë në Shqipëri dhe sigurimin e infrastrukturës për fillimin e procesit në tremujorin e parë të vitit 2021.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Petrit Vargu, mjek kardiolog, u shpreh se vaksina tashmë do të jetë elektorale. Ai ka kërkuar të dijë nga zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla se kur do të mbërrijë Shqipëria imunitetin e tufës.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Petrit Vargu: Ne jemi një popullsi me 2 milionë e 840 mijë në bazë të të dhënave të INSTAT-it. Me çfarë numri popullsie, ne arrijmë imunitetin e tufës? Sa vaksina duhet të marrim ne për të arritur imunitetin e tufës? Mos thoni shifra të përgjithshme nga Janari në Mars, sepse ne e dimë që në Mars, jo në Janar do vijnë 20 mijë vaksina. Është vaksinë elektorale kjo. Ne e dimë këtë gjë. Dimë edhe rrugën që do vijë, nga Vjena në Tiranë. Nuk do i merrni as nga Greqia, as nga Italia siç i keni thënë popullit. Pyetje tjetër që kam për vaksinat. Pse nuk e fusin vaksinën kineze. Unë për veten time dua të zgjedh kinezen. Nuk dua ta marr me ARN. Pse duhet ta marr unë me ARN? Qoftë edhe sikur të shpërbëhet në ribozome brenda dy ditësh, por nuk dua të rrezikoj. Kam gjithë jetën që paguaj taksa. Jemi i vetmi vend në Europë që marrim nëpërmejt UNICEF-it vaksinat indiane sepse kushtojnë më pak dhe UNICEF-i për vaksinime të tjera, sepse ky ligj ka qenë që në kohën e Tan Shehut dhe askush nuk ka marrë guximin ta modifikojë. Pse nuk liberalizohet tregu i vaksinave nën kontrollin e rreptë të shtetit?

Albert Nikolla: Vaksina, është një ndër argumentet që qeveria dhe Komiteti i Ekspertëve e ka në fokus direkt dhe ka vënë një theks të jashtëzakonshëm. Doktoreshë Silva Bino tha se ne do të vijojmë vaksinimin brenda 3-mujorit të parë. Pse ne nuk kemi një datë fikse? Edhe Europa, sot pasdite, EMA, e ka autorizuar dhe menjëherë u tha se me datë 27 fillojmë. Pra, ka një datë tashmë. Atëherë çfarë janë vaksinat e COVAX-it që do marrim ne? Në COVAX bëjnë pjesë këto kompani: 4 kompani amerikane, 1 kompani gjermane, 2 kompani kineze, 1 kompani nga Mbretëria e Bashkuar dhe 1 kompani australiane. Pra, shumica janë amerikane, gjermane dhe australiane.

Petrit Vargu: Asnjë nga ato nuk bën. Përveç Pfizerit dhe AstraZeneca, asnjë nuk bën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *