Drafti i ndryshimeve të Kodit Penal që është duke u përgatitur nga Ministria e Drejtësisë parashikon disa ndryshime të rëndësishme ligjore.
Një moment që ka provokuar debate ka qenë edhe ai për botimin e fotove apo e videove të montuara, të ashtuquajturat Meme, që ironizojnë apo vënë në lojë personazhet e njohur. Sipas asaj që parashikojnë ndryshimet në Kodin Penal, mediat duhet të shfaqin dukshëm faktin që fotoja apo video e publikuar është montazh, nëse jo, kjo konsiderohet kundravajtje penale dhe dënohet me burg deri në 1 vit.
E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, juristja dhe aktivistja e njohur Brizida Gjikondi është përplasur me Kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve, Ylli Rakipin teksa diskutohej se si duhet të vetërregullohet gazetaria dhe a duhet një ligj për ta arritur këtë apo jo.
Pjesë nga debati:
Brizida Gjikondi: Sot e kësaj dite, ne nuk kemi një ligj për gazetarinë. Sepse të arrish të bësh sanksione, ndërkohë, vetë gazetarët shqiptarë nuk janë organizuar që të kenë një Kod Etik, disa rregulla të pashkruara, betimin e gazetarit, siç është në gjithë Ballkanin, siç është në gjithë Evropën. Portalet shqiptare janë kobzeza. Ke frikë t’i hapësh.
Ylli Rakipi: Bëj një ligj zotrote dhe futi në burg gazetarët…
Brizida Gjikondi: Po, kush tha që të futen në burg? Absolutisht fare. Po duhet të ketë vetrregullim të gazetarëve, pastaj si trung i organizuar mund të mbrojnë të drejtat e tyre.
Ylli Rakipi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një frazë: Shtypi është i lirë!
Brizida Gjikondi: Po këtë e ka dhe Kushtetuta shqiptare, neni 22, liria e shprehjes. Po kjo s’do të thotë ta dëmtosh, ta denigrosh.
Ylli Rakipi: Po s’jam aty se ta tregoja unë.
shikoni memet me Trampin, apo Rama eshte me i vlefshem se trampi? te keni turpe ju qe mbroni Ramen nje rrugace te droguare qe ne amerike nuk e punsojne edhe per te fshi halet e jo me per kryeminister. ju by…. lepirsit e Rames pse nuk kerkoni pergjegjsi per situaten ne Shiperi nga qeverisja e ketij te droguarit ,por kerkoni pergjegjsi per gazetaret qe tregojne te verteten. pse ajo UFLja e famshme nuk i con formulare Rames nga i mori parate qe ndertoi keshtjellen e SURELIT? pse ajo OFLja ose SPAKU nuk i kerkone Rames per burgosjen tre her ne France qe doli burri i botes ku deklaroi per denimin e Rames ne France? sepse shteti dhe gjithe organet e drejtesise jane ne duarte e Edvin Rames si ne kohen e Enver Hoxhes.