E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përplasja për pandeminë/ Trump premton se do shkarkojë imunologun Fauci

Donald Trump  premton se Anthony Fauci , eksperti i sëmundjeve infektive, i cili ka qenë shumë kritik ndaj Shtëpisë së Bardhë për menaxhimin e pandemisë,  do të shkarkohet nga detyra shumë shpejt.

 

Teksa ndodhej në një takim elektoral në Florida , shumë prej mbështetësve të tij nisën të thërrasin në kor “shkarkoje Faucin”. Dhe reagimi i Presidentit ishte I shpejtë:

 

Reklamë

 “Mos i tregoni askujt, por më lini të pres pak pas zgjedhjeve. Unë e vlerësoj sugjerimin”.

 

Fauci, në një intervistë për Washington Post , tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë në një pozitë të mirë në frontin e luftës kundër Covid, sepse presidenti i drejtohet pandemise duke pare ekonominë ndërsa sipas tij Joe Biden po e shikon pandeminë nga këndvështrimi i duhur,  “shëndetësor”.

 

Intervista me imunologun e famshëm, një anëtar i Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë kundër koronavirusit, shkaktoi një reagim shumë të ashpër nga Uashingtoni.

Vazhdo të lexosh

Reklamë