Drejtuesja Politike e LSI në Fier, Kejdi Mehmetaj komentoi për emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus” përplasjen e ndodhur të mërkurën në Fier për banderolën e LSI.

 

Sipas Mehmetajt, kjo ngjarje tregon se kryeministri Edi Rama është i frikësuar dhe se po tenton të provokojë LSI. Përballë gazetarit Thimi Samarxhiu, ajo shpjegoi me detaje si rrodhën gjërat.

 

“Është shumë qesharake, por ngjarja që ka ndodhur në Fier ka qenë një provokim i jashtëzakonshëm i bërë nga ana e Bashkisë Fier dhe PS në Fier. Tregohet edhe një herë frika e jashtëzakonshme që Edi Rama ka për t’u përballur në këto zgjedhje. Ne i kemi patur të pakta zyrat elektorale në Bashkinë e Fierit. E vetmja e dukshme është ajo zyrë që dje u dhunua nga Bashkia Fier. Kemi patur një letër-këmbim me Bashkinë e Fierit që të trajtohet situata me qetësi. Një punonjës i Bashkisë së Fierit komunikon me LSI dhe kërkon që të hiqet baneri sepse do të vijë kryeministri dhe nuk do ta shikojë. I gjithë qyteti i Fierit është i mbushur me banera të PS, asnjë prej nesh nuk është shqetësuar. Është cinike të thuash pse reaguat. Ose ishte një veprim që u bë për të provokuar LSI, ose kaq kanë luajtur mendsh të gjithë bashkë, saqë i shqetëson tej mase një baner i LSI. Ne kemi informuar KQZ, OSBE-ODIHR, komunitetin ndërkombëtar sepse nuk mund të vazhdohet kështu se vijnë këta gangsterët e partisë.”

 

Për shkak të një takimi elektoral të kryeministrit Edi Rama në Fier, u regjistrua një përplasje mes Policisë Bashkiake të Fierit dhe LSI. Efektivët shkuan për të hequr një baner të LSI dhe për këtë reaguan eksponentët e kësaj force politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *