E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përplasja e Metës me policët në zyrat e FRD/ Berisha: Veprim puçist dhe terrorist i Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron veprim puçist dhe terrorist ndërhyrjen e punonjësve të policisë bashkiake në zyrat e Frymës së Re Demokratike në kryeqytet.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha shkruan se pushtimi i zyrave të FRD-së është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, shkak për lirimin e zyrave të FRD u bë nënshkrimi i marrëveshjes me Partinë Demokratike.

“Veprime puçiste terroriste te Edvin Droges! Urdheron pushtimin e zyrave te FRD pas nenshkrimit te marrveshjes me PD! Presidenti ne mbrojte te kushtetutes! Denoj me ashpersine me te madhe provokacionin puçist, terrorist te Edvin Droges ndaj koalicionit opozitar.”

I pranishëm në momentet e përplasjes ishte edhe presidenti Ilir Meta, i cili u shfaqur tejet i tensionuar, duke kërcënuar dhe shtyrë jashtë godines përfaqësuesit e policisë bashkiake.

Vazhdo të lexosh

Reklamë