E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Përplasi rëndë 24-vjeçaren në Tiranë, arrestohet djali i ish-drejtorit të Policisë

19-vjeçari Jehon Breçani i cili aksidentoi mbrëmjen e të enjtes një kalimtare të rastit në rrugën “Xhanfize Keko”, është arrestuar nga blutë e kryeqytetit.

 

Reklamë

Mësohet se vajza 23-vjeçare Xhesina Gega ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në rrezik për jetën dhe po mbahet nën mbikëqyrjen e mjekeve në Spitalin Universitar të Traumës. E reja humbi njërën këmbë nga përplasja e automjetit tip “Benz”.

 

Drejtuesi i mjetit është djali i ish-drejtuesit të lartë të policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

 

Sipas qytetarëve që ishin të pranishëm në  momentin e aksidentit, vajza ishte duke ecur në trotuar kur është goditur nga makina.

 

Policia në vendin e ngjarjes bëri ekspertizën, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se aksidenti erdhi si pasojë e humbjes se kontrollit të automjetit për shkak të shpejtësisë së lartë.

 

Shërbimet e policisë kryen dhe testin e alkoolit për drejtuesin e mjetit, i cili ka rezultuar pa problem.

Më shumë video

Reklamë