Policia  e Tepelenës ka arrestuar nëj ditë pas ngjarjes një 30-vjeçar i cili përplasi me automjet një grua.

 

 

Gruaja ndërroi jetë në spital ndërsa mësohet se i riu e drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

 

 

Ngjarja ndodhi në lagjen “Selam Musai” në Tepelenë.

 

 

DVP Gjirokastër

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, pa leje drejtimi, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., e cila ka ndërruar jetë në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *