E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasi me makinë të miturin në Urën Vajgujore, arrestohet 21-vjeçari

Një i mitur është plagosur, si pasojë e një aksidenti rrugor në qendër të Urës Vajgujore.

 

Reklamë

Sipas njoftimit të policisë, i mituri u përplas nga drejtuesi i automjetit, 21-vjeçari me iniciale A.B., banues në Pashalli.

 

Ndërkohë, i plagosuri, L.K., ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga Policia Rrugore.

 

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtimi  i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë