E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 06:06 Në vijim ora 06:06: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasi me makinë efektivin e policisë/ I riu braktis mjetin dhe hedh pistoletën në det

Gjatë orëve të pasdites në Sarandë, një drejtues mjeti, ka përplasur me makinë një efektiv policie, e më pas është larguar në drejtim të paditur.

 

Reklamë

Burime bëjnë të ditur se pasi ka përplasur efektivin Robert Culli, është drejtuar në vendin e quajtur “Rrapi”, ku ka braktisur mjetin dhe është larguar në drejtim të paditur. Mësohet se burri ka pasur një armë në dorë dhe më pas e ka hedhur në drejtim të detit.

 

Gjatë kontrolleve me dron dhe skaf, është arritur të gjendet arma e zjarrit tip pistoletë në ujë, jo shumë larg detit. Raportohet se efektivi i policisë ka marrë dëmtime në pjesën e gjymtyrëve nga goditja me automjetin e autorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë