Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, arrestohet 39-vjeçari nga Kamza

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia këtë të shtunë.
Ai kreu manovra të rrezikshme me automjet në rrugë, përplasi 5 këmbësorë, braktisi automjetin në vendin e aksidentit dhe më pas u largua.
Sipas njoftimit zyrtar, automjeti tip “Audi” dhe 39-vjeçarit iu vu masë plotësuese heqje e lejes së drejtimit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, kapën dhe arrestuan shtetasin P. B., 39 vjeç, banues në Kamëz.
Dje, në rrugën “Halit Haxhija”, shtetasi P. B., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke perplasur 5 shtetas (këmbësorë), të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv




