E diel, 18 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagoset me thikë një taksist në Shëngjin, autori 65-vjeçar në kërkim

Një 50-vjeçar, me profesion taksist, është plagosur me thikë në zonën e rrethrrotullimit të Shëngjinit, në Lezhë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:08, ndërsa sipas informacionit paraprak të policisë, taksisti është goditur me mjet prerës në pjesën e barkut nga një 65-vjeçar.

I plagosuri është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Nga të dhënat paraprake të policisë, 65-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.