E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përplasen dy trena në Bullgari, dy viktima dhe gjashtë të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar këtë të mërkurë në Bullgari. Si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur gjashtë të tjerë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy trena mallrash, pranë Sofjes Bullgari.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00 në periferi Kremikovtsi të kryeqytetit bullgar. Lyubomir Nikolov, kreu i departamentit të punëve të brendshme u tha gazetarëve se në bordin e dy trenave ndodheshin në total 8 persona.

Pas përplasjes, në njërin nga dy trenat ka rënë zjarr. Nikollov ka deklaruar se trenat po lëviznin në të njëjtën linjë, ndoshta për shkak të një gabimi në menaxhimin e trafikut.

Reklamë

Vazhdo të lexosh

Reklamë