E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasen dy mjete në aksin rrugor Elbasan-Peqin/ Plagosen dy gra

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

 

Rreth orës 12:30,  janë përfshirë në aksident automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin R. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen V. S. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. Zh.

 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasja V. S., drejtuesja e mjetit tip “Benz” dhe shtetasja N. Zh., pasagjere në automjetin tip “Toyota“, të cilat ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh