E hënë, 21 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përplasen dy makina në Elbasan, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”.

Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin H. D. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. H.

Nga përplasja janë dëmtuar shtetasja E. H. dhe pasagjeri i automjetit me drejtues shtetasin H. D., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Me drejtuesin e automjetit, shtetasin H. D., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupit hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë