E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, përfundojnë në spital dy drejtuesit

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në Varibob.

Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin E. L., 43 vjeç, banues në Berat është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. L., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë