E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Përplasen 2 makina në aksin e vjetër Levan-Vlorë, aksidenti shkakton radhë të gjata automjetesh

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Levan-Vlorë, ku janë përplasur dy automjete tip “Benz” dhe “Audi” afërsisht 100 metra pasi kalon Qafën e Koshovicës.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e qarkullimit rrugor e cila po normalizon lëvizjen e automjeteve që krijuan radhë të gjata.

Nga përplasja e dy automjeteve jane plagosur lehtë dy persona nga automjeti tip “Benz”, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër ndodhet në vendngjarje.

Dy të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal Fier dhe janë jashtë rrezikut për jetën. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë