E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përmbytjet shkatërruese në Slloveni, BE dhuron 400 milionë euro ndihmë financiare

Bashkimi Evropian do të japë 400 milionë euro ndihmë financiare për Slloveninë, e cila është prekur nga përmbytjet shkatërruese. Lajmi u njoftua nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ne do të ndajmë 400 milionë euro nga Fondi i Solidaritetit, 100 milionë këtë vit dhe 300 milionë vitin e ardhshëm”, tha von der Leyen para gazetarëve.

 

Qeveria sllovene do të jetë gjithashtu në gjendje të tërheqë 2.7 miliardë euro ndihmë financiare nga Fondi i Gjeneratës së ardhshme të BE-së dhe të ridrejtojë 3.3 miliardë euro nga Fondi i Kohezionit.

Reklamë

 

Fatkeqësitë natyrore kanë vrarë të paktën 6 persona. Kryeministri slloven deklaroi se  dhjetëra mijëra shtëpi janë përmbytur dhe dhjetëra mijëra familje në dëshpërim po pyesin se si do të mbijetojnë në javët dhe muajt e ardhshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë