Në mbledhje me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për situatën e shkaktuar në vend nga reshjet e shiut, kryeministri Edi Rama tha se nuk duhet të përsëriten ngjarjet dramatike që kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme, siç kanë qenë ato në Shkodër, në kohën kur në pushtet ishte qeveriste PD.

Po ashtu, kreu i qeverisë iu është përgjigjur edhe akuzave të opozitës, ku theksoi se vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula.

“Diçka që nuk u tha sepse nuk kishte sesi të thuhej për shkak të specifikës është pikërisht administrimi i kaskadës në funksion të domosdoshmërisë për të pasur në kontroll të gjithë këtë prurje dhe patjetër në funksion të kujtesës së mirë që të mos përsëriten ngjarje dramatike që për fat të keq kanë ndodhur shumë kohë më parë, të cilat kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme si rezultat i paaftësisë”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *